Page 9 - Kam shumë për të thënë
P. 9

Christophe Van Gerre we y                                 7


            një mundësie ose të shumë syresh, por për mua, izolimi e bën
            Gentin të pabanueshëm, një qytet që mendon se banorët e tij nuk
            kanë dëshirë të zgjedhin dhe zgjedh ai për ata. Ja pse Genti është
            një qytet me periudha, gjatë të cilave dihet shumë mirë se çfarë
            ndodh, dhe kushdo që nuk i pëlqen ajo çka ofrohet gjatë këtyre
            periudhave, pritet të largohet prej tij. Në intervale të caktuara
            shfaqen si insektet kur rriten temperaturat, grupe të ndryshme
            konsumatorësh  të  qytetit:  studentë,  turistë,  alkoolistë,  tifozë  të
            garave të çiklizmit, aktivistë të mjedisit, gastronomë amatorë,
            vrapues maratone; gjithmonë në çastin e duhur, në pritje të rënies
            së gongut për të filluar aktivitetin e tyre. Në këtë qytet nuk ka vend
            për gjërat që ndodhin pa rënë gongu. Ndaj them se Genti është
            i pabanueshëm dhe ca më keq akoma, periferia e tij. Këtu kurrë
            nuk ndodh asgjë, e megjithatë, banorët mendojnë se jetojnë në një
            qytet. Po çfarë bëjnë këtu këta njerëz, vallë? Në periferi, sidomos
            në periferi të Gentit, jeta është krejtësisht e zbrazët. Dhe ç’është më
            e çuditshmja e njëkohësisht më e padurueshmja, njerëzit jo vetëm
            që nuk e kuptojnë këtë, por e mbajnë njëri-tjetrin të ngërthyer
            brenda një rrjeti socializimi dhe dashamirësie. Është mirë të rrish
            këtu për disa javë, por jo më shumë se kaq ama.
                                        **

               Qëndrimi ynë në këtë shtëpi vitin që shkoi nuk zgjati shumë.
            Në fakt, e vetmja herë që kemi qëndruar diku të dy, ditë pas dite,
            në mënyrë të pandërprerë, qenë pushimet që kaluam për herë të
            parë bashkë.
                Ne të dy u njohëm vite më parë, në një ditëlindje, në shtëpinë
            e miqve tanë të përbashkët, dhe jo shumë kohë pas kësaj, u
            kuptua qartë që ti dëshiroje të rrije më gjatë me mua, pasi i kishe
            bindur të njëjtët miq të përbashkët për të na marrë edhe ne të dy
            me pushime, ndonëse atëherë nuk ishim bashkë. Për këtë qëllim
            u organizua ai udhëtim i mrekullueshëm vite më parë: për të na
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14