Page 8 - Kam shumë për të thënë
P. 8
6 Kam shumë për të thënë
me vete Mausjenë; sepse lulet e shtëpisë kanë nevojë për ujë;
peshqit në akuarium nuk mund të jetojnë pa copëzat e ushqimit
artificial dhe pa ujin e freskët; sepse letrat do të bëheshin pirg në
kutinë postare dhe postieri do të detyrohej t’ua kthente mbrapsht
dërguesve; sepse nuk e kam problem të jetoj diku tjetër për
njëfarë kohe, qoftë edhe në këtë lagje në periferi të Gentit, qytetit
në qendër të të cilit kam shtëpinë. Për të gjitha këto arsye, unë
do të banoj këtu gjithë gushtin, ashtu si gushtin e vitit që shkoi,
kur bashkë me Mausjenë dhe me ty, qëndruam në këtë shtëpi, në
këto dhoma. Me siguri ti ruan ende kujtime prej saj.
**
Nga dritarja e katit të parë shikoj një ndërtesë të gjatë me tulla,
e cila kufizon kopshtin e vogël, duke krijuar një sfond të vetëm me
pemë, lëndinë dhe shkurre, një ndërtesë që zë fill nga e majta dhe
përfundon në të djathtë, jashtë fushëpamjes sime, e që kulmohet
nga një sërë çatish asimetrike, të pjerrëta, të cilat ndjekin njëra-
tjetrën si dhëmbët e një sharre – një sharrë gjigante, që mund të
ndajë një copë të mirë toke nga bota. Fill pas saj gjenden bredha
të lartë, ngjitur me njëri-tjetrin si një trung i vetëm, dhe më tutje
një bllok pallatesh të bardha, të cilat ngrihen jo shumë mbi majat
e pemëve. Ky është kufiri fundor i qytetit të Gentit, ku ndahet me
qytezat dhe e gjithë zona merr një emër tjetër. “Do të ishte bukur
sikur të jetonim të tre këtu, unë, ti dhe Mausjeja; kjo shtëpi është e
mrekullueshme dhe do të punoja me qejf, por për fat të keq, këtu
është periferi”, siç thoshe ti, në një mënyrë që më çudiste përherë,
“periferi”, ndërkohë që Genti, tekefundit, është një qytet periferik,
madje-madje as emrin qytet nuk e meriton. Në Gent nuk ndodh
asgjë ose, shumë-shumë, ndonjë gjë rrallë e për mall. Nëse banon
në Gent dhe ndonjë mbrëmje dëshiron të bësh diçka të veçantë,
atëherë ke vetëm një mundësi; duhet të jesh me shumë fat që
të jepen dy mundësi. Unë nuk kam çfarë të them për cilësinë e

