Page 17 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 17

Halldóra Thoroddsen                                  15



             gjuhën e lashtë të Islandës, pavarësisht në i pëlqen ose jo.
             Me siguri në rrjedhën e jetës së saj revolucioni i zanoreve
             të gjata  ka pasur ndikim më të fortë sesa ai demokratik
                    2
             apo industrial.





                Me tërë këtë stuhi është e udhës të mos dëgjosh mirë nga
                veshët




                Zë brumin me miell thekre dhe ujë për të bërë një
             përzierje të butë që të kujton argjilën ose baltën. Pasioni i
             është shuar, por gjithsesi i mbetet ndonjë çast kënaqësie.
             Një fletbrau  me gjalpë e djathë, luksi i çdo mëngjesi.
                         3
             S’ia ka ënda ta hapë me petës, s’ka shpatulla të forta për
             ta bërë. I bën kuleçët me duar, këtë radhë do të jenë më
             të trashë. Del në ballkon dhe pret që ngrohtësia e sobës

             me gaz ta gufojë e ta pjekë brumin. Oh, fletbrau.


                Brenda në kafene i shfaqet një dezhavu. I kujtohen
             mirë ata arketipa. I duket sikur i njeh ata të rinj që janë
             ulur aty. Po ata tipa që tërheqin vëmendjen, si atëherë
             kur ajo ishte e re. Ja tek janë, prej mishi e kocke. Duken
             thuajse të njëjtat gjeste e të njëjtët zëra. Djem të zgjuar

             dhe përreth ndonjë vajzuke që çirret, meshkujt janë

             2   Ndryshim në sistemin zanor islandez, që ka ndodhur në shekujt
              XV-XVI.
             3  Fletbrau është një lloj piteje apo galete që përdoret gjerësisht në Islandë.
   12   13   14   15   16   17   18