Page 15 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 15

Halldóra Thoroddsen                                  13



             rrëfenjat e Kithhusit, të Hlynit, birit të mbretit,  dhe
                                                               1
             të Kësulëkuqes. Ishin të etur për përralla, gojëhapur, të
             përqendruar. Edhe vetë e kujtonte atë lektisje fëmijërore.
             Fëmijët  kuturisën  brenda  përrallave pa  pasur  drojë
             nga fantazia. E dinë instinktivisht që kanë nevojë për

             përrallën, që t’u prijë udhë në jetën e tyre të brendshme.
             Sapo e shihnin, s’i ndaheshin për të dëgjuar historitë
             e saj. Pastaj mbërriti dita kur, në mosha të ndryshme,
             nisën të rrudhnin buzët e të shfrynin para përrallave të
             saj, dhe s’kishin më asgjë për t’i thënë.


                Adoleshentët e familjes shkojnë ta takojnë herë
             pas here, i hapen për gjëra që s’mund t’i bisedojnë me
             prindërit. Brezi i ndërmjetëm ka krijuar një vizion të

             tijin për jetën dhe e ka ngulitur fort si me gozhdë.
             Gjithçka që ndodh, shihet nën atë dritë. E, megjithatë,
             ishin nisur në dritën e perceptimeve të ngadalta, me
             tërë receptorët e çelur për të përthithur kulturën e
             re,  të  tjetërsuar,  që duhej  shprehur.  Por  vetëm  në
             këtë mënyrë, me një vizion të njëkuptimshëm dhe
             të ngulitur për botën, ndihesh i lirë të punosh i qetë.

             Vitet që i kushtohen punës janë vetëm disa dekada.
             Prandaj dhe ata nuk e shohin hijen që lëshojnë, nuk
             i shohin arritjet e tyre; për ta bërë, duhen gjithnjë të
             rinj të freskët. Janë të gjithë të gozhduar pas kohës së
             tyre. Pleqëria nuk është gjithaq e lidhur me përfitimin

             1  Të dyja përrallat gjenden në vëllimin  Përralla islandeze.  (Të gjitha
              shënimet janë të përkthyesit.).
   10   11   12   13   14   15   16   17   18