Page 12 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 12

10                        Pas xhamit të dyfishtë



             pranë tij. Të tjerë e mbanin për tuhaf, por përgjithësisht
             e admironin. Të gjithëve ua kish ënda pak humor të
             mirë. Vërtet, dinte të ta sillte në majë të hundës, i lumtë
             për atë, vetëm se e zbaviste sa s’ka, ishte i dashur me të
             dhe gënjente më rrallë nga ç’ndodhte zakonisht.


                Ia kishte hedhur pa u lagur tërë këto vite, prej kohësh
             e  kishte  ulur  vigjilencën. Teksa  kthehet  në  shtëpi  pas

             festës së përvitshme, lagjja Vestyrpair është deri diku e
             qetë, pastaj në Fishersund vë re që po e ndjekin. Shpejton
             hapin dhe sakaq ndien ta mbërthejnë dhunshëm.
             Zgjat portofolin, por ai tipi nuk e do. Atëherë është ai,
             përdhunuesi i tmerrshëm, që kahershëm i ka kallur datën.
             Bisha e egër, së cilës duhet t’i ruhen vajzat njomëzake
             në këtë xhungël të stilizuar. Përdhunuesi i padukshëm
             që  aq  gjatë  ia  ka  ndaluar  lirinë  e zhvendosjes.  E  plas
             egërsisht pas një muri, e vështron në fytyrën ku koha ka

             lënë gjurmët e saj dhe ndalet. Nuk është ajo që priste.
             I jep një shuplakë dhe ia mbath turravrap. Me gjithë
             tronditjen dhe dackën përvëluese, përbrenda i vlon një
             afsh lirie. Është jashtë loje. Nga ajo lloj loje. Vendos të
             blejë një bastun.


                Koha e ka drobitur. Përvoja i ka lënë vragë. Është e
             mbuluar nga plagët (po, kishte shtangur kur ia kishte
             parë). I ka dezinfektuar, lëmuar, mbuluar. S’ka lënë gjë

             pa bërë për t’i shndërruar në blana. Blanat mishtore janë
             më të këqijat... sepse duan ndërhyrje. E bëri edhe atë.
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17