Page 14 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 14

12                        Pas xhamit të dyfishtë



             kohë më parë, në një stil danez, që asokohe mbahej
             si avangardë. Një linjë aerodinamike që kishte lënë
             gojëhapur botën e vjetër. Që kërcënonte vlerat e krishtera
             dhe sistemin shoqëror. Kurse tani asi gjërash njerëzia i
             qëmtonte ethshëm në plaçkat e plakushëve si puna e saj.

             Është e domosdoshme ta organizosh pleqërinë sa e ke
             mendjen qiqër.




                Limon thonjtë, fillimisht të dorës së djathtë, pastaj të së
                majtës




                Interesohet për ecurinë e gjërave në botë, zemra ia do
             që të rinjtë të mos cenohen dhe ta shijojnë atë sadopak. I
             duket se më në fund e ka zhvoshkur thelbin nga kotësitë
             e panevojshme dhe është e gatshme t’u vijë në ndihmë

             brezave të rinj, por tashmë kush mund ta çmonte urtësinë
             bajate të një plake si ajo? Pasi gjendet pikëvështrimi i
             duhur, ja tek zhvendosen pikat e referimit. Koha e do që
             ujërat të rrjedhin, do që e zakonshmja të bëhet përherë
             e re.


                Sot është e diel, ka ritin e supës së drekës me të bijtë

             dhe me fëmijët e tyre. Më të vegjëlve u tregonte histori,
             tani janë rritur dhe e kanë humbur interesin. Dhe
             kështu njohu më picirrukët. Dëgjonin të magjepsur
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18