Page 16 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 16

14                        Pas xhamit të dyfishtë



             ekonomik.  Të rinjtë dhe të moshuarit edhe mund
             të bisedojnë, por ditët e sotme nuk ofrojnë shumë
             mundësi për kontakte mes brezave të ndryshëm.


                Shpesh i duket se nuk është ajo që mendon, po e sheh
             veten si një spektatore të mendimeve të veta. Spektatore
             që mendon. I vendos me kujdes mendimet e reja bashkë
             me të mëparshmet, sipas një sistemi të përbrendshëm

             katalogimi. Nuk ka nevojë t’i përputhë, e gjejnë rrugën
             vetë, njësoj si gjejnë detin pas daljes nga veza, të vegjlit
             e  breshkave  detare.  Në ndonjë  rast  krijojnë  qark  të
             shkurtër. Kur një mendim i ri bie në kontakt me brumin
             e vjetër që u kanë dhënë jetë kuptimeve dhe historive.
             Atëherë historia ndryshon, ndoshta edhe kuptimi, dhe
             ajo vjen në vete si e përtërirë. Është ende duke u pjekur.
             Mbush togje të tëra fletoresh kur lë mënjanë shtizat, dhe
             pusullat e shkruara të letrës shërbejnë si udhërrëfyes për

             t’u orientuar në apartament, si ato që la Greteli në pyll
             për të gjetur rrugën e shtëpisë.


                Askush s’është krijesë e papërsëritshme. Rilexon një
             tekst që e kishte lexuar shumë vite më parë. Mirëpret
             një farë që kohë më parë ka rënë në një truall shkëmbor.
             Tani ka në dispozicion një tjetër truall. Çka ishte e errët
             dikur, befas duket e thjeshtë dhe e afërmendshme. Edhe
             pse flet e lexon ndonjë gjuhë tjetër, ndihet rehat vetëm

             në gjuhën e nënës. Në të tjerat ndihet furacake. Si një
             indian i Amerikës në një film kaubojsh. Ajo banon në
   11   12   13   14   15   16   17   18