Page 11 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 11

Halldóra Thoroddsen                                   9



                Ajër i mpirë dhe i acartë, ditët e shkurtra dimërake
                ndezin dritat festive në qiell




                I telefonon Maga. Është festa e përvitshme e rrethit
             të vjetër të çifteve. Të gjithë i mbahen fort këtij zakoni
             të vjetër. Shumë syresh nuk kanë lidhur miqësi të reja
             prej dekadash. Dinamika e roleve ka mbetur ngurtësisht
             e pandryshuar nga mbledhja e parë. Pinë derisa ndihen
             pakëz çakërrqejf  dhe flasin “për këtë e për atë”, që është

             një lloj shprehjeje, për të treguar jetën dhe ekzistencën.
             Gjenialoidi Einar është ngaherë premtues. Hyjnorja
             Kristin ende i copëton zemrat mashkullore, si njëherë e
             një kohë (e vetmja beqare e rrethit të çifteve). Katallania
             Maga ende i thotë copë të vërtetat, pa iu dridhur qerpiku,
             dhe të gjithë ia lejojnë (sepse ajo ashtu është gatuar).
             Vetmitari Stefan vazhdon t’i mbajë fshehur dhuntitë e
             tij dhe t’i përulet gjeniut, si zakonisht. Tre i kanë lënë
             shëndenë shoqërisë, të kositur nga kosa. Edhe ajo nuk

             mungon në këto takime, tashmë vejushë, duke u ndier
             thuajse e huaj që pas vdekjes së Gudjonit. I dilte gjithnjë
             krah gaztorit të oborrit.


                Gudjoni i saj, i ndrittë shpirti, ishte fort i zoti t’i
             shtynte të gjithë në zgrip. Në prani të tij, gjithkush e
             humbiste keqas toruan. Ishte i zoti ta shtrembëronte

             realitetin sy për sy dhe t’i turbullonte të tjerët. Kish
             nga ata që s’e honepsnin Gudjonin, ndiheshin në siklet
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16