Page 9 - Gjiganti i fjetur
P. 9

Kapitulli i parë




                 uhej të kërkoje gjatë për trajtat gjarpërushe dhe luginat e
            Dqeta, për të cilat Anglia do të shquhej kohë më vonë. Në
            vend të tyre, dalloje kilometra të tërë tokash të shkretuara e të
            papunuara; aty-këtu, shtigje të zhveshura përgjatë kodrave të
            thepisura ose shqopishtave të bokërimta. Rrugët e ndërtuara nga
            romakët, shumica të shkatërruara ose të pushtuara nga bimësia,
            shpeshherë treteshin në hiç. Mjegulla të akullta vareshin mbi
            lumenj e këneta, duke u bërë nder përbindëshave, që asokohe
            ende popullonin këtë anë të tokës. Njerëzit që jetonin aty pranë
            – nuk dihej ç’arsye e dëshpëruar i kish shtyrë të nguleshin në
            vende kaq të zymta – mund t’i kenë pasur shumë frikë këto
            krijesa, frymëmarrja gulçuese e të cilave dëgjohej shumë kohë
            përpara se hijet e tyre të shtrembëruara të fanepseshin përmes
            mjegullës. Por krijesa të tilla nuk përbënin ndonjë çudi të
            madhe. Njerëzit i konsideronin si rreziqe të përditshme dhe,
            atëherë, kishte plot gjëra për të cilat duhet të shqetësoheshe. Si
            të siguroje ushqim nga ajo tokë shterpë; si të mos mbeteshe pa
            dru zjarri; si të ndaloje një sëmundje që mund të vriste dhjetë
            derra brenda ditës dhe të shkaktonte njolla jeshile në faqet e
            fëmijëve.
               Sidoqoftë, po të mos i ngacmoje, përbindëshat nuk ishin
            edhe aq të këqij. Duhet ta pranojmë se herë pas here, ndoshta
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14