Page 10 - Gjiganti i fjetur
P. 10
8 Gjiganti i fjetur
pas ndonjë grindjeje në radhët e tyre për kushedi ç'arsye, ndonjë
prej atyre krijesave mbinte gabimisht gjithë tërbim në fshat, dhe
pavarësisht ulërimave dhe vringëllimave të armëve, masakronte
këdo që i dilte përpara. Ose herë të tjera, një përbindësh mund
të rrëmbente nëpër mjegull një fëmijë të sapolindur. Njerëzve
të asaj kohe s’u mbetej veçse të filozofonin mbi këto vepra të
dhunshme.
Në një vend të ngjashëm, buzë një kënete të madhe, nën
hijen e një kreshte shkëmbore, jetonin dy të moshuar, Akseli
dhe Beatrisi. Mbase këta nuk ishin emrat e tyre të saktë apo të
plotë, por tani e tutje, për lehtësinë tonë, do t’i quajmë kështu.
Mund të them se çifti bënte një jetë të izoluar, por asokohe ishin
të paktë ata që jetonin të “izoluar” në kuptimin e sotëm të fjalës.
Nga nevoja për ngrohtësi dhe mbrojtje, fshatarët zgjidhnin
vendbanime të sigurta, shumë prej të cilave të gërmuara thellë
në barkun e ndonjë shpati mali, që lidheshin me njëra-tjetrën
nga kalime të nëndheshme dhe korridore të mbuluara. Çifti
ynë i të moshuarve jetonte në njërën prej këtyre strofullave të
ngatërruara – t’i quaje “ndërtesa” ishte fjalë e madhe – së bashku
me gjashtëdhjetë fshatarë të tjerë. Po të dilnit nga strofulla
dhe të ecnit nja njëzet minuta përreth kodrës, do të arrinit në
vendbanimin e radhës, i cili për sytë tuaj do të ngjante pikë për
pikë me të parin, por vetë banorët, do të gjenin një numër të
madh detajesh të ndryshme, për të cilat mund të krenoheshin
ose të turpëroheshin.
Nuk kam asnjë dëshirë të jap përshtypjen se asokohe territori
britanik s’kishte asgjë tjetër më shumë se kaq; se ndërsa diku
nëpër botë lulëzonin qytetërime të mrekullueshme, ne sapo
kishim dalë nga Epoka e Hekurit. Po të kishit patur mundësi
t’u binit fshatrave kryq e tërthor, me gjasë do të zbulonit
kështjella plot muzikë, ushqim të mirë, atletë me trupa të
shkëlqyer; ose manastire të banuara nga njerëz të zhytur në