Page 14 - Gjiganti i fjetur
P. 14

12                                  Gjiganti i fjetur

           qenë një grua flokëkuqe – një grua që kishte pasur një rol të
           rëndësishëm në fshat. Sa herë që dikush lëndohej ose sëmurej,
           thërrisnin menjëherë pikërisht atë, gruan flokëkuqe, e cila ishte
           shëronjëse e zonja. Kurse tani nuk gjendej askund dhe dukej
           sikur askush nuk donte t’ia dinte se ç’kish ngjarë me të, apo të
           shprehte keqardhje për mungesën e saj. Kur një mëngjes Akseli
           e kishte hapur këtë temë me tre fqinjë, teksa punonin tokën e
           ngrirë, përgjigjja e tyre i la të kuptonte se ata sinqerisht nuk ia
           kishin idenë se për çfarë po fliste. Madje, njëri prej tyre ndaloi
           edhe punën në përpjekje për t’u kujtuar, por në fund kishte
           tundur kokën. – Duhet të ketë ndodhur shumë kohë më parë,
           – kishte thënë në fund.
              – As mua s’më kujtohet kjo grua, – qe përgjigjur Beatrisi, kur
           ia kishte hapur bisedën një mbrëmje. – Mbase e ke ëndërruar
           për nevojat e tua, Aksel, edhe pse pranë teje ke një grua, që e ka
           shpinën më të drejtë se yti.
              Kjo kishte ndodhur vjeshtën e shkuar, teksa rrinin shtrirë
           krah njëri-tjetrit në terrin e kthinës duke mbajtur vesh shiun që
           godiste kasollen e tyre.
              – Ke të drejtë, princeshë, ti nuk je plakur asnjë grimë këto
           vite, – kishte thënë Akseli. – Por, atë grua nuk e kam ëndërruar,
           madje do të të kujtohej edhe ty, po ta vrisje mendjen për pak.
           Para një muaji erdhi në pragun tonë një shpirt i butë që na
           pyeti a kishim nevojë për gjëkafshë. Nuk mund të mos e mbash
           mend.
              – Po pse donte të na sillte diçka? E kishim të afërt?
              – Nuk e besoj, princeshë. Donte veçse të ishte e sjellshme.
           Nuk mund të mos e mbash mend. Vinte shpesh e na pyeste a
           kishim ftohtë apo uri.
              – Aksel, po pyes çne që na kishte zgjedhur ne për bamirësi?
              – Edhe unë e kam bluar këtë pyetje në atë kohë, princeshë.
           Mbaj mend që kam menduar se kjo grua kujdesej kryesisht për
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18