Page 13 - Gjiganti i fjetur
P. 13

11
            Kazuo Ishiguro
            do të binin më në fund edhe pengesat e mbrame që e mbanin
            larg vendimit të tij. Gjithsesi, duheshin edhe pak orë para se
            bashkësia të zgjohej dhe t’i futej punës për atë ditë, prandaj
            Akseli mori stolin e u ul në një cep të kthinës, ende i mbështjellë
            mirë e mirë me pallton e së shoqes.
               Vrau mendjen se sa e dendur do të ishte mjegulla atë mëngjes
            dhe a do ta dallonte teksa ajo depërtonte në kthinë përmes të
            çarave të murit, sapo të tretej errësira. Mandej, i braktisi shpejt
            këto mendime për t’u kredhur tek ajo që e shqetësonte vërtet.
            A kishin jetuar gjithmonë kështu, vetëm ata të dy, të mënjanuar
            nga bashkësia? Apo dikur gjërat kishin qenë krejt ndryshe? Pak
            më parë, aty jashtë, i ishin ndërmendur copëza të një kujtimi:
            për një çast, kishte riparë veten teksa përshkonte korridorin e
            gjatë qendror të strofullës, me krahun hedhur në supin e njërit
            prej fëmijëve të tij. Trupin e kishte pak të kërrusur, jo për shkak
            të moshës si tani, por ngaqë ruhej se mos përplaste kokën
            pas trarëve në dritën e mugët. Ndoshta fëmija sapo i kishte
            thënë diçka për të qeshur dhe po shkriheshin gazit të dy. Tani
            ama, ashtu si më parë kur ndodhej jashtë, në mendje nuk i
            mbetej asgjë dhe sa më shumë përqendrohej, aq më të vagullta
            bëheshin copëzat e kujtimit. Mbase këto ishin thjesht fantazitë
            e një plaku të matufepsur. Mbase Zoti nuk u kishte falur kurrë
            fëmijë.
               Ju mund të pyesni pse Akseli nuk iu drejtohej bashkë-
            fshatarëve të tij që ta ndihmonin të kujtonte të shkuarën,
            por kjo punë nuk ishte fort e lehtë. Në këtë bashkësi, rrallë
            bisedohej për të shkuarën. Nuk dua të them se ishte tabu. Porse
            pak e nga pak ishte davaritur në një mjegull po aq të dendur sa
            kjo që varej mbi moçale. Për fshatarët nuk qe e nevojshme të
            mendonin të shkuarën, as për atë më të afërtën.
               Ja një shembull, që për ca kohë ia kishte turbulluar mendjen
            Akselit: Ishte i sigurt se jo shumë kohë më parë, mes tyre kishte
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18