Page 18 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 18
“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një Ivana Brlić-Mažuranić
prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlić-Mažuranić.
Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe
i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet
nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë
shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet Aventurat e pazakonta
të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë
e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon
fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë
tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës të shegertit të vogël
së vështirë, nuk ka gjë që s’mund ta arrish.
Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një
përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie.
“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës
dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të
shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.
Zonjë e nderuar!
Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t’ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj
kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.
Juaji, Hlapiti
Ivana Brlić-Mažuranić konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo
vetëm në Kroaci, por edhe në botë.
Ajo nisi të shkruante poezi, ditarë dhe ese që herët, por veprat e saj panë dritën e botimit
vetëm në fillim të shekullit XX.
Libri i saj “Përralla të moçme kroate”, botuar më 1916, mbetet një prej librave më të
njohur edhe sot. Pas këtij libri, ajo u mbiquajt nga të gjithë “Anderseni” kroat. Madje,
krahasohet edhe me J. R. R. Tolkien, sepse njësoj si ai, shkruan histori të reja, por të
bazuara në mitologji.
Brlić-Mažuranić ka qenë katër herë kandidate për çmimin Nobel në letërsi. Megjithatë,
ajo s’e fitoi kurrë, sepse në atë kohë, ky çmim nuk u jepej grave.
ISBN 978-9928-310-03-3
9 789928 310033
Çmimi: 600 Lekë