Page 14 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 14
Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
Hlapiti u drejtua sakaq nga dera. Kur dëgjoi kollën e ustait, ai u
tremb vërtet. E zuri frika, ngaqë mendoi se mjeshtër Vetullngrysuri
u zgjua nga gjumi. “Mbathja, ore Hlapit, me sa të hanë këmbët!”, i
tha vetes.
Doli me të shpejtë nga dera e shtëpisë, që për fat nuk ishte e
mbyllur dhe binte mu në rrugë.
Jashtë ishte ende errësirë. Shtëpitë dukeshin të mëdha e të larta,
sikur do të arrinin qiellin, ndërsa Hlapiti ecte poshtë tyre gjithë
nxitim. Në rrugë nuk kishte këmbë njeriu, të gjithë po flinin.
E kështu, Hlapiti na u arratis nga usta Vetullngrysuri.
12