Page 15 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 15

DITA E PARË E RRUGËTIMIT







                                               I



                                 Shitësi i vogël i qumështit

               Tani Hlapiti ishte goxha larg shtëpisë dhe, ashtu në errësirë, ecte
            nëpër rrugët shumë të gjata të qytetit, sepse ky ishte vërtet i madh.

            Ai eci e eci aq shumë, saqë vështirë se usta Vetullngrysuri do të mund
            ta gjente më.
               Pak e nga pak po agonte. Tani në rrugë nuk ishte dhe aq errësirë.
            Aty në dalje të qytetit, Hlapiti hasi një burrë të moshuar me një
            karrocë të vogël që e tërhiqte një kërriç  dhe me të cilën shpërndante
                                                     6
            bidonët e qumështit nëpër lagje.
               Karroca dhe kërriçi dukeshin shumë mirë, ndërsa plaku i gjorë
            ishte i dobët dhe i kërrusur. Ai e mbajti karrocën para një shtëpie
            trekatëshe, e cila ishte aq e lartë, saqë në shumë prej dritareve të saj
            pasqyrohej ende hëna.
               Si e ndali karrocën, plaku mori një bidon të mbushur plot me

            qumësht dhe bëri të ngjiste shkallët e shtëpisë. Mirëpo, duke qenë se
            ishte shumë i drobitur, sa hodhi këmbën te shkalla e parë, për pak sa
            nuk u rrëzua. Zuri të rënkonte dhe u ul mu aty, para shtëpisë.


            6  I vogli i gomarit.

                                               13
   10   11   12   13   14   15   16   17   18