Page 16 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 16

Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël


               Atë çast, Hlapiti, me ato pantallonat e gjelbra, këmishën e kuqe,
            çizmet e bukura dhe kapelën që shndriste, i shkoi pranë. Kur e pa,
            plaku u habit aq shumë, saqë ndaloi së rënkuari.
               – S’ka gjë, gjysh, do ta çoj unë qumështin në shtëpi, – i tha Hlapiti.
               – Prej nga je? – e pyeti gjyshi të çuditshmin Hlapit.
               Hlapitit nuk i vinte mirë t’i tregonte për mjeshtër Vetullngrysurin,
            ndaj i tha vetëm kaq: – Unë jam shegerti Hlapit. Më ka dërguar
            perandori të hap çizmet e të birit dhe të ndihmoj këdo që ka nevojë

            për ndihmë në perandorinë e vet.
               Plaku e kuptoi se Hlapiti po bënte shaka, por i pëlqeu dhe i ndali
            rënkimet, madje vuri buzën në gaz.
               – Në cilin kat duhet ta çoj qumështin? – e pyeti djali.
               – Në katin e tretë, – iu gjegj plaku.
               Hlapiti ishte shumë i fortë, ndaj e kapi bidonin e rëndë si të ishte
            veçse një pupël dhe u ngjit sipër.
               Në shkallë ishte ende errësirë.
               Me bidonin në dorë, Hlapiti u ngjit në fillim në katin e parë,

            pastaj në të dytin, derisa në fund mbërriti në katin e tretë. Kaq lart
            ishte aty, saqë mund ta shihje hënën tek pasqyrohej në xhamin e
            dritares.
               Në errësirë, Hlapiti dalloi diçka të zezë që përvijohej nëpër
            shkallë. Vetëm dy pikëza shkëlqenin fort. Ishte një mace, kuptohet,
            se i shkëlqenin sytë si dy qirinj të kuq. – Oh, të lutem, – i tha Hlapiti
            maces, – kam sjellë qumësht, vetëm më trego rrugën.
               Macja tundi bishtin e gëzuar dhe i bëri udhë Hlapitit drejt një
            dere.
               Aty, Hlapiti gjeti zilen dhe i ra.
               Shërbëtorja e shtëpisë shkyçi derën, pastaj e hapi.




                                                14
   11   12   13   14   15   16   17   18