Page 18 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 18
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është përmbledhja e parë me tregime
e autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë Elvis Malaj
sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën
përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe Nga veranda jote
të panjohurës. Elvis Malaj
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në
Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, duket shtëpia ime
dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por
me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg çdo shablloni.
Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për Përktheu: Beti Njuma
qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe
urrejnë.
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” u rendit si një ndër 12 kandidatët më të
mirë të çmimit “Strega” 2018, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali.
Të ndihesh mirë ose jo diku, nuk varet nga vendi ku je, por nga vetvetja. Kudo
që shkon, merr gjithnjë me vete diçka që, në fund të fundit, e bën çdo vend
njësoj si gjithë të tjerët.
Në tregimet e Malajt [...] matet gjithë largesa mes ëndrrës dhe realitetit,
tregohet se ç'do të thotë “i huaj” qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri.
Luca Formenton Nga veranda jote duket shtëpia ime
Prania e një narratori kryesisht të jashtëm dhe gjithëpërfshirës, së bashku me
këndvështrimin ironik dhe zgjedhjen e një gjuhe të ngjyrosur nga një “realizëm
i pisët”, krijon mundësinë për të ruajtur largesën e duhur (emocionale, por
edhe kulturore) si nga shoqëria pritëse, ashtu edhe ajo amtare.
L’indice dei libri del mese
Elvis Malaj ka lindur në Malësinë e Madhe, më 1990. Në moshën 15-vjeçare,
shpërngulet në Itali bashkë me familjen e tij. “Nga veranda jote duket shtëpia
ime” është vëllimi i tij i parë me tregime, botuar më 2017. Ka fituar çmime të
ndryshme letrare për tregimet e botuara. Në maj 2020, u botua në Itali dhe
romani i tij Il mare è rotondo. Sot, punon e jeton në Padova.
Çmimi 700 lekë Kandidat për çmimin "Strega"