Page 14 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 14

12              Nga veranda jote duket shtëpia ime


          ikja. Me t’u kthyer krahët, do të fluturonin provokime dhe
          sharje të tjera, dorëzimi im do t’i shtynte ta shtonin dozën.
          Por edhe të dilja nga kafeneja teksa ata trapa më këndonin në
          kor racist, s’ma kishte ënda fare. Të gjithë m’i kishin ngulur
          sytë, duke pritur lëvizjen time të radhës. Kishte diçka që nuk
          shkonte, nuk më pëlqente më ajo lojë dhe as po zbavitesha.
          Doja veç të shkoja për darkë me të dashurën time. Puna ishte
          se s'mund t’u bëja as një mut morali, që t’i shtyja të logjikonin.
          Ej, çuna, prisni një sekondë, duhet të qetësohemi dhe t’i
          thërrasim arsyes, nuk duam të shkruajmë një faqe të errët
          në historinë e qytetërimit, apo jo? Ta pleqërojmë këtë punë,
          emigrantët janë një pasuri për shoqërinë, të ndryshmit nga ne
          s’duhen diskriminuar, tanimë jetojmë në një botë kozmopolite;
          lëndina më e bukur është ajo që ka një mori lulesh, duajeni
          njëri-tjetrin, bëni dashuri, jo luftë, dreqi e mori! Ama isha unë
          ai që i ndeza fitilin provokimit. Përse e bëra vallë?
             Teksa vrisja mendjen për të gjetur një zgjidhje, në kafene
          pllakosi heshtja dhe të gjithë sytë u ngulën tek unë: shqiptari i
          mutit, që po na bëhej dhe fodull. Vjen këtu dhe të japim punë,
          të japim shtëpi, të japim pidhin, të japim një jetë dinjitoze dhe
          ti, mosmirënjohës i ndyrë, pështyn aty ku ke ngrënë? Kjo është
          mënyra jote e falënderimit? Po të mos nxirrja sa më parë diçka
          nga goja, situata do të merrte për ters. Ai çerri, i ngrefosur ngaqë
          po më shihte në vështirësi, i pëshpëriti diçka shokut, dhe aty
          mendova se isha në telashe. Çerri, grupi i vet i shokëve dhe
          gjithë njerëzit e pranishëm në ato çaste qenë bërë njësh, e kishin
          humbur arsyen. Sa të niste i pari, të tjerët do t’i shkonin pas avazit
          me sharje dhe kore raciste. Kësisoj ndodhi gjatë pogromeve dhe
          në të ashtuquajturën “Nata e Kristaleve”, u dogjën sinagoga dhe
          u vranë qindra hebrenj; po kështu në linçimin e Nju-Orlinsit,
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18