Page 15 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 15
Elvis M a l a j 13
njëmbëdhjetë italianë u varën dhe u pushkatuan para mijëra
personave të egërsuar; po kështu me varjet publike të afro-
amerikanëve; po kështu vrasja e Abba-s në Milano; po kështu
masakra e armenëve, deliri i Ballkanit. Historia e djeshme dhe e
sotme ishte shumë e pasur me kësi ngjarjesh për t’i përmendur
të gjitha. Një grup njerëzish për së mbari mund të shndërrohej
në një fundërrinë njerëzore, e aftë të bëjë gjithçka.
Çerri u ngrit në këmbë dhe kërkoi vëmendjen e të
pranishmëve. “Çuna, çuna, dëgjoni!”, tha. Po ndodhte me
të vërtetë. Dhe pikërisht mua. “A e dini ndryshimin mes një
shqiptari dhe majmunit?”.
A e dini ndryshimin mes një shqiptari dhe majmunit? Një
dorë pleshta. Si rrinë katër shqiptarë mbi një kuti këpucësh?
Mjafton t’u thuash që lundron. Cila është akullorja e preferuar
e shqiptarëve? E mbytur në kafe. Dikur, barsoletat për
shqiptarët bënin namin. Si hyjnë njëqind shqiptarë në një Fiat
500? Hidh një copë bukë brenda dhe ke për ta parë. Si mund
ta shpëtosh një shqiptar muti që po mbytet në liqen me një
gur lidhur pas qafe? Hë pra, si i bëhet? Nuk e di! S’ka problem.
Çdo ditë dilte nga një e re. Kishte një sinkronizim të përkryer
mes lajmeve të kronikës së zezë për shqiptarët dhe barsoletave.
Nëse në mbrëmje, kanali Tg5 fliste për shqiptarët që kishin
vjedhur dhe përdhunuar një plakë, të nesërmen dëgjoje: Në
një makinë janë: një shqiptar, një rumun dhe një maroken.
Kush po i jep makinës? Karabinierët. Sapo mediat e humbnin
interesin për emergjencën e shqiptarëve, dilte emergjenca e
zezakëve dhe shumë nga barsoletat tani tregoheshin në një
version të ri, ku në vend të shqiptarit të mutit ishte zhapëziu
i mutit.