Page 13 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 13

Elvis M a l a j                                          11


            s’kam pasur kurrë probleme me racizmin. Kushëriri im, që
            përkundrazi, ishte i bindur se italianët janë racistë, gjithmonë
            kishte pasur probleme. Dhe atë çast, me ata djem gjimnazistë,
            s’bëhej fjalë për racizëm, por për një sfidë të cilën e nisa kur
            kërcënova atë çerrin në shqip. E bëra thjesht për lojë. Për mua,
            fakti i të qenit shqiptar nuk ka qenë kurrë faktor diskriminues,
            përkundrazi, ishte ai detaj që më jepte një nuancë ekzotike dhe
            më bënte më tërheqës; jo për t’u mburrur, por në të vërtetë,
            gjithmonë kam qenë donzhuan. Kur kushëriri im pranonte
            se ishte shqiptar, italianët shtrembëronin buzët dhe nuk ia
            hidhnin më qurrat; kur e pohoja unë, mbeteshin të befasuar
            këndshëm. Arrita ta zija dashnore Xhorxhan vetëm sepse jam
            shqiptar. E njoha në një festë dhe kisha gjithë mbrëmjen që
            përpiqesha të futesha në muhabet, por pa shumë rezultat. Kisha
            hequr dorë, kur Xhorxha m’u afrua – sapo kisha mbaruar një
            telefonatë – dhe më tha: “E çfarë gjuhe ishte kjo?”.
               Duhej t’i jepja një mësim atij çerrit. Nuk isha fyer, por tashmë
            duhej ta hiqja vallen edhe unë. Mjaftonte ta mbërtheja prej
            jake, t’i lëshoja ca kërcënime, ndoshta në shqip, se tingëllojnë
            më mirë, dhe menjëherë do të kërkonte falje. Karta e shqiptarit
            të shkalluar të mbaron punë gjithmonë. Vetëm se në atë rast
            s’mund ta përdorja. Ata ishin një ushtri dhe shumë më tapë
            se unë, s’dihej si mund të përfundonte. Pastaj, për hir të së
            vërtetës, unë s’jam tip sherrxhiu, ato janë punë shqiptarësh.
               Xhorxha nuk po qeshte më dhe m’i kish ngulur sytë,
            kureshtare si do ta kaloja lumin. E po, nuk qe fort e lehtë.
            Vendosa se ishte më mirë të dorëzohesha dhe të hiqja dorë,
            s’ishte rasti të përfundoja në komisariat; kur bëhet fjalë për
            sherre dhe je shqiptar, fajtori je gjithmonë ti. Megjithatë,
            kuptova se nuk mund të ktheja shpinën aty për aty dhe të
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18