Page 7 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 7

Do të doja të isha shqiptar







                isha një të dashur, një punë, një pagë neto prej një mijë e
           Ktreqind eurosh në muaj, dhe me orët shtesë, që zakonisht
            i refuzoja, mund t’i arrija shumë lehtë një mijë e gjashtëqind
            euro. Kisha leje qëndrimi, kisha miq sa të doja, kisha një shtrat
            dopio. Kisha një abonim mujor në Digitalb prej rreth njëzet
            eurosh, ku mund të shihja pa hesap futboll dhe filmat e fundit,
            në gjuhën origjinale, me titra në shqip. Kisha një apartament
            në qendër, pranë teatrit bashkiak, që e kisha marrë me qira
            bashkë me një mik. Kisha një Golf të zi të 2005-ës, që nuk
            harxhonte shumë. Isha anëtar i bibliotekës bashkiake dhe
            kisha një pirg me libra mbi komodinë, që duhej t’i ktheja prej
            muajsh, por ende s’i kisha përfunduar së lexuari, edhe ngaqë
            kisha shkruar vetë një libër. Kisha një unazë me një diamant
            të vogël njëzet e tre karatësh, që shpesh e mbaja me vete; kisha
            harxhuar një djall e gjysmë për ta blerë, por rasti i duhur s’vinte
            kurrë. Sa për familjen, kisha mentalitet të vjetër. Në xhep,
            kisha kurdoherë një kuti shkrepëseje. E kisha lënë duhanin.
            Kisha shumë të afërm shqiptarë, që i shihja rrallë, e mendonin
            për mua se isha njeri i ftohtë dhe mendjemadh. Një herë, zura
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12