Page 12 - Nga veranda jote duket shtëpia ime
P. 12

10              Nga veranda jote duket shtëpia ime


          gdhë, do të na kishin futur dridhmat. Përkundrazi, ne sajuam
          ca fytyra të habitura.
             – Jo moj! – shtova për siguri.
             Pastaj përsëriti emrat e këtyre dy tipave dhe ne mbetëm me
          gojë hapur, madje në fillim s’i besuam dhe Xhorxhas iu desh të
          na e përsëriste disa herë që s’bënte shaka. Ramë në një mendje
          që duhej medoemos të na i prezantonte; kësaj radhe e luajtëm
          më mirë pjesën.
             Vazhduam edhe nja gjysmë ore kështu, pastaj Xhorxha më
          tha se duhej të iknim. Ku do të shkonim? Për fat, nuk më
          shkau goja që ta pyesja, sepse kur iu përgjigj së njëjtës pyetje
          të bërë nga Andrea, dukej sheshit që duhej ta dija, meqenëse
          isha unë ai që kishte rezervuar restorantin ku do të darkonim
          atë mbrëmje.
             – Ja pse Gleni më tha jo, kur e pyeta a do të bënim ndonjë
          gjë bashkë sonte, – tha Andrea. Nuk ishte e vërtetë, i kisha
          thënë po. E saktësoi vetëm për të ma bërë të qartë se po më
          shpëtonte menderen dhe i kisha një borxh.
             Kur po largoheshim, nga pas na erdhi një zë. Ishte djaloshi
          i mëparshëm. U kthyem. Ai dhe grupi i tij pushuan së foluri
          dhe po na shihnin. Kishte thënë “shqiptar muti!”. Xhorxha ia
          plasi gazit, dhe, të them të drejtën, qesha edhe unë.
             S’mbahej mend sa kishin pa ma thënë. Ndoshta që para
          dhjetë vjetësh, kur shkoja akoma në shkollë dhe sapo kisha
          ardhur në Itali; kur isha ai i ndryshmi, ai hutaqi që nuk fliste
          mirë italisht dhe përdorte fjalën cazzo për të shprehur të gjitha
          gjendjet emocionale. Kur isha ai që përpiqej të përshtatej dhe
          hiqej sikur kuptonte edhe kur s’kuptonte, dhe qeshte me batutat
          edhe kur s’kishte asgjë për të qeshur. Isha me të vërtetë acarues.
             Racizmi nuk ekziston. Dhe meqenëse nuk besoj në të,
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17