Page 18 - Saga e familjes Maia
P. 18
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha
aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur,
i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat
dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e
pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy
i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në
lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e José Maria Eça de Queirós
Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze.
“Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat
e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez.
I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez”
nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është
një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane,
me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për
tragji-komeditë shekspiriane.
Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë,
Eça de Queirós analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe
vendit të vet.
The New York Times
Eça de Queirós ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe
mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon
mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që
po shkon drejt zhbërjes. Saga e familjes Maia
Pubblishers Weekly
KLASIKËT BOTËRORË KLASIKËT BOTËRORË
Romanet e Eça de Queirós, të mbushura me provokime seksuale dhe
të egra nga ana sociale, që trajtojnë histori dashurie dhe skandale mes
klerit dhe klasës së mesme, konsiderohen si pararendëse të realizmit në
Portugali.
The New York Review
Saga e familjes Maia
José Maria Eça de Queirós
Çmimi 1600 lekë
@BotimePegi