Page 11 - Kam shumë për të thënë
P. 11

Christophe Van Gerre we y                                 9


                Dalëngadalë, gjatë pushimeve kuptova se dëshirat e tua ishin
            përtej asaj që kisha përfytyruar dhe, pak e nga pak, u dhashë edhe
            më shumë mundësi të mbijetonin.
                Një mbrëmje, tek po pluskoja i vetëm mbi një dyshek me
            ajër, të ndjeva e mandej të pashë duke dalë nga pas anijes e t’u
            jepje krahëve, derisa dysheku transparent me trupin tënd sipër u
            afrua dhe po pluskonte paralel me dyshekun tim. Të vështrova
            për pak, pastaj u përqendrova sërish në pasqyrimin tim mbi ujë,
            të cilin e prekja lehtë me mollëzat e gishtave, duke krijuar rrathë
            koncentrikë që dridheshin si ajri përvëlues i shkretëtirës. Në
            pamundësi të takoje sytë e mi, ti zgjate krahun mbi ngushticën e
            krijuar midis dy dyshekëve dhe më kape dorën. Për disa minuta,
            duart tona dhanë e morën bashkë sikur po kërkonin guaska e
            molusqe në plazh, duke u përpjekur të pastronim rërën prej tyre.
            Nuk ishim parë ende në sy. Ndërsa dyshekët lëkundeshin pranë
            njëri-tjetrit, dielli kish nisur të ulej në horizont. Tashmë e kishim
            të qartë se çfarë do të ndodhte mes nesh, por nuk e dinim se si.
                Mandej dëgjuam dikë të na thërriste nga anija. Emrat tanë
            u dëgjuan në një distancë shumë të shkurtër nga njëri-tjetri
            dhe, kur thirrja u përsërit, mes tyre u shtua lidhëza “dhe”. Ne
            vështruam njëri-tjetrin, fillimisht nëpërmjet sipërfaqes së ujit,
            pastaj drejt e në sy. Mësova se bagazhet e mia kishin mbërritur
            në aeroport.
                Çdo ditë, skena me dy dyshekët e ujit është përsëritur
            si jehonë, në vende dhe në rrethana të ndryshme: në krevatin
            marinar ku flinim; nën një pemë ulliri të zhveshur krejtësisht nga
            gjethet dhe që nuk bënte pikën e hijes; në tavolinën e dhomës së
            ngrënies, në baxhën rrethore, në të njëjtin nivel me sipërfaqen e
            ujit, derisa më në fund, gjatë një turbulence të shkurtër ajrore, ne
            u puthëm në avion – dhe kjo ishte herë e parë – pak pasi turiri i
            tij kishte shpuar shtratin e reve të zeza për t’u ulur në aeroportin
            e Belgjikës.
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16