Page 15 - Gjiganti i fjetur
P. 15

13
            Kazuo Ishiguro
            të sëmurët, kurse ne të dy nuk jemi më pak të shëndetshëm se
            të tjerët në fshat. Vallë, të kenë dalë fjalë për ndonjë murtajë në
            këtë zonë dhe ajo vjen për kontroll? Por doli se nuk kishte rënë
            murtaja dhe se ajo thjesht po tregohej e sjellshme. Tani që po
            flasim për të, më kujtohen gjëra të tjera. Mbaj mend që na tha
            të mos ua vinim veshin fëmijëve që na tallnin. Kaq. Që atëherë
            nuk e pamë më.
               – Aksel, këtë gruan flokëkuqe jo vetëm që e ke ëndërruar,
            por duhet të jetë edhe budallaqe që shqetësohet për lojërat e ca
            fëmijëve.
               – Pikërisht kështu mendova edhe unë atëherë, princeshë.
            Ç’mund të na bëjnë ca fëmijë, që duan veçse të vrasin kohën,
            kur jashtë është mot i keq?! I thashë se neve aq na bënte për ta,
            por ajo prapë e kishte për zemër të kujdesej për ne. Madje, më
            bie në hatër se gruaja tha se i vinte keq që duhet ta shtynim
            gjithë natën pa një qiri.
               – Në i pastë ardhur keq atij shpirti që s’kishim qiri, – ia
            kishte kthyer Beatrisi, – nuk e ka pasur dhe aq gabim. Është
            fyerje që, në net si kjo, nuk na lejojnë të mbajmë qoftë edhe
            një qiri, ndonëse duart i kemi po aq të forta sa të tjerët. Ka
            njerëz që i mbajnë qirinjtë në kthinë, që humbasin mendjen
            përnatë me verë molle, kurse fëmijët u vrapojnë si njerëz të
            egër. Edhe kujt ia konfiskojnë qirinjtë? Neve! Tani edhe hijen
            mezi ta dalloj, Aksel, edhe pse je këtu krah meje.
               – Nuk na ka fyer kush, princeshë. Kështu janë bërë gjithmonë
            gjërat, asgjë më shumë.
               – E po, fakti që na e morën qiririn nuk i duket i çuditshëm
            vetëm gruas që ke parë në ëndërr. Dje a pardje, isha në lumë dhe
            teksa kaloja pranë grave, të cilat kujtonin se ndodhesha mjaft
            larg, i dëgjova të thoshin se ishte për të ardhur keq që një çifti
            shpinëdrejt si ne, i duhej t’i kalonte netët në terr. Siç e sheh,
            gruaja e ëndrrës sate nuk është e vetmja që mendon kështu.
   10   11   12   13   14   15   16   17   18