Page 11 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 11

III


                                            Arratia


               Natën vonë, kur të gjithë i kishte kapluar gjumi, Hlapiti u ngrit.
            Nga errësira e madhe përreth, iu duk sikur ishte mbyllur në një
            sënduk.
               Doli nga kuzhina pa zhurmë, si një miush, dhe hyri në punishte.
            Aty brenda ishte akoma më errët, si një kuti e mbyllur nga të gjitha
            anët. Kur Hlapiti ndezi shkrepësen, mbi dysheme diçka zuri të
            shushurinte, të zvarritej dhe të shpërndahej sa andej-këndej. Ishin

            minjtë. Gjatë natës, ata brenin lëkurën e këpucarit. Por djali nuk u
            mor me ta, sepse kishte punë tjetër më të rëndësishme për të bërë.
               Si fillim, ai mori një copë letre të vjetër dhe lapsin e madh të
            këpucarit. Pastaj u ul mbi stolin e vet të vogël me tri këmbë dhe zuri
            të shkruante:


              Ju doni t’i hidhni çizmet në zjarr. Më vjen shumë keq për këtë,

              ndaj po iki nëpër botë, që t’i hap pakëz ato. Kështu, çizmet nuk
              do të jenë më të ngushta. Bëhuni i mirë me shegertët e tjerë!
              Jepuni më shumë supë dhe bukë të ngrohtë. Do t’ua sjell sërish

              çizmet.

                                                                            Hlapiti






                                                9
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16