Page 12 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 12
Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
Hlapitit i mori kohë të gjatë letra, sepse nuk ishte shumë i zoti
në shkrim. Germat e tij ishin të mëdha dhe gungaçe, mu si dardhat.
Kur Hlapiti e mbaroi letrën, u ngrit me kujdes dhe, ashtu në
heshtje, e fiksoi atë mbi përparësen e ustait, që ishte e varur në mur.
Pastaj u ul dhe nisi të shkruante edhe një letër tjetër:
Zonjë e nderuar!
Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t’ju kujtoj
gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më
ndihmuat ju mua.
Juaji, Hlapiti
Pastaj, sërish në heshtje, e vendosi edhe atë mbi përparësen e
ustait. Përparësja e ustait rrinte e varur në mur.
Mandej, Hlapiti mori torbën e kuqe dhe e mbushi me gjërat më të
nevojshme për udhëtimin që do të bënte. Më së pari, futi aty brenda
pak bukë dhe një copë proshutë. Ishte racioni i tij, i mbetur nga dje;
sepse Hlapiti ngaqë ishte mërzitur shumë, nuk kishte ngrënë fare
darkë.
5
Në torbë hodhi edhe një shall të kaltër, një peshqir, një fëndyell
të vogël dhe disa copa lëkure. Hlapiti ishte një këpucar i vogël, por
shumë i mirë, dhe një usta i vërtetë nuk mund të rrijë pa mjetet e
tij të punës, ashtu si ushtari, që e mban pushkën gjithnjë me vete.
Pastaj futi edhe biçakun në torbë e kështu ajo u mbush plot.
Në fund, kur çdo gjë ishte gati, Hlapiti filloi të vishej për
udhëtimin që e priste.
5 Dikur, vegël e zakonshme e këpucarëve, që shërbente për të hapur vrima në shollë; bizë.
10