Page 16 - Kam shumë për të thënë
P. 16
14 Kam shumë për të thënë
mendim, plan, zbulim apo pritshmëri, pra asgjë të re – madje,
falë burimeve moderne të informimit nuk ka mbetur njeri pa
mësuar të rejat më të fundit, ashtu sikurse lajmet mbresëlënëse
dhe aq të detajuara të gazetës që futën pak më parë poshtë derës.
Gjithçka është e njohur; edhe këto radhë s’janë gjë tjetër, veçse
zhubrat e një cope letre të bërë shuk, të cilën askush nuk mund
ta shtrijë plotësisht, por gjithkush mund ta lexojë. Shkurt, unë
mendoj se kam gjetur diçka në të, lidhur me problemin tonë, që
do të thotë se nuk ekziston më një “i tillë”, kështu shpresoj të
paktën.
Në banesën ngjitur – ti e di, kjo shtëpi nuk është e ndarë
nga të tjerat, pra është pjesë e një zinxhiri banesash – dikush po
provon të luajë në piano copëza muzikore, të cilat nuk zgjasin më
shumë se dy minuta, por që të mahnitin me shumëllojshmërinë
e tyre; arrita të dalloj diçka të Bethovenit, pas saj disa nota
nga Filip Glas, nga kolona zanore e filmit The Hours, mandej
melodinë e këngës My Heart Will Go On, të cilën mendoj se e
këndon një artiste shumë e njohur, dyshoj midis Maria Kerit dhe
Selinë Dionit; më duket se këtë këngë e kam dëgjuar në filmin
“Titaniku”– nuk e kam fjalën për muzikën që luhet nga orkestra
në anije, por për kolonën zanore – për këtë mund të hulumtoj në
internet, por ua kam ndaluar miqve të mi të më japin fjalëkalimin
e wi-fi-së, pasi i kam premtuar vetes se këtu nuk do të merrem
fare me internetin.
E pra, dikush nga fqinjët po orvatet të bëjë muzikë, jo për
publikun – edhe pse pianistja apo pianisti duhet ta dijë se ekziston
mundësia që dikush i dëgjon ata tinguj, madje edhe kur fqinjët e
tij/saj janë me pushime.
**
Nuk është dhe aq e thjeshtë të banosh këtu, madje mua
më duket tejet e sikletshme. Ndryshe ishte vitin e kaluar, kur

