Page 15 - Kam shumë për të thënë
P. 15

Christophe Van Gerre we y                                13


                Pasi i vërvita teshat e mia nëpër shtëpi dhe futa disa ushqime
            në frigorifer, në dhomën e ndenjjes dëgjova ca britma të ngjirura,
            alarmuese. Mbase për shkak të nisjes së tyre herët në mëngjes,
            Mausjeja kishte ngrënë shpejt ose shumë; ndoshta ishte i
            shqetësuar ngaqë nuk i shihte më rrotull nëpër shtëpi dhe e kishte
            kuptuar që kishin ikur; ose ndoshta ishte alarmuar nga prania ime
            dhe nga rikthimi i kundërmimit të helmit, erën mbytëse të të cilit
            nuk kishte si të mos e ndiente. Sido që të jetë, gjithë mëngjesin
            ai ka vjellë dy herë dhe relativisht pak, mbi parketin e dhomës
            së ndenjjes, dërrasat e së cilës aty-këtu janë larg nga njëra-tjetra,
            duke krijuar të çara të mëdha midis tyre – për shkak të vjetërsisë,
            konsumimit apo mënyrës së keqe të shtrimit, këtë nuk e di – dhe
            pas kësaj ia ka mbathur në kopsht.

                                        **

               Siç thashë edhe më lart – besoj se duhet të kem qenë i qartë
            që në fillim, madje para se të nisje leximin e këtyre radhëve – kjo
            nuk është një letër që unë do të ta nis me postë në adresën tënde,
            edhe pse mënyra me të cilën po të drejtohem në këtë moment, të
            lë të kuptosh të kundërtën. E kam të pamundur të të dërgoj një
            letër, sidomos një letër si kjo, në të cilën gjenden gjëra që mund
            të kundërshtohen shumë lehtë, që nuk është  se sjellin ndonjë
            përfitim të veçantë për asnjërin nga ne, dhe prej së cilës, me
            shumë gjasa, dikush do të marrë ndonjë mesazh. Arsyeja kryesore
            përse këtë tekst nuk e konsideroj një letër, është pikërisht fakti
            që unë për ty nuk mund të jem një dërgues i thjeshtë, ashtu si ti,
            për mua, nuk mund të jesh një marrëse dhe aq. Përpos kësaj, këto
            radhë nuk do të doja t’ia shkruaja askujt tjetër, përveç teje. Nuk e
            di as vetë nga buron kjo dëshirë – ndoshta s’është gjë tjetër, veçse
            një zakon, prej varësisë së të cilit nuk shkëputem dot, edhe pse
            e di shumë mirë që nuk përjetoj asnjëlloj kënaqësie nga kjo lloj
            “droge”. Në fund të fundit, nuk kam ndonjë mesazh të mirëfilltë,
   10   11   12   13   14   15   16   17   18