Page 13 - Kam shumë për të thënë
P. 13

Christophe Van Gerre we y                                11


            kaluam me psherëtima, pafuqi dhe të përziera; mbetëm hyr e dil
            nga tualeti, madje edhe në të njëjtën kohë, sepse na dukej sikur
            stomaku do të zbrazej nga çasti në çast, por jo, nuk qe e thënë të
            çliroheshim.
                Për këtë arsye, që nga ajo ditë, ne vendosëm të mos pinim më
            kafe me bustina. Shkuam në një dyqan dhe blemë katër pako kafe
            të mbështjella në një ambalazhim. Gjysma e pakos së fundit që
            lamë atëherë, është ende këtu, në dollap, e lidhur me një llastik,
            i cili ishte zbutur dhe u këput sa provova ta hiqja. U çudita kur
            e gjeta kafen herën e parë që u zgjova këtu, në dhomën e errët të
            gjumit. Pas dhomës ku gjendem tani, është një dhomë gjumi e
            lyer me bojë të zezë, pa dritare dhe me një derë të madhe dyshe,
            me dalje në rrugë. Në dhomë është vetëm një krevat i madh,
            për dy persona; në këtë pikë, kush më mirë se ti do të mund të
            shpjegonte përse shërben kjo dhomë dhe çfarë duhet të ndodhë
            aty.
                Besoj se data e skadencës së kafesë nuk ka kaluar ende; sa keq,
            nuk mund ta verifikoj këtë, pasi data gjendet pikërisht në pjesën
            ku është prerë pakoja për ta hapur. Përveç kësaj pakoje me kafe,
            ne të dy nuk kemi lënë prapa asnjë gjurmë të dukshme, madje
            edhe kjo pas disa ditësh, do të jetë konsumuar prej meje.

                                        **

               Dje  në  mëngjes,  miqtë  tanë  ishin  nisur  shumë  herët  me
            makinë. Ata e kishin bërë plan të udhëtonin për njëzet e katër orë
            përmes Evropës, për të marrë më pas, në mbrëmje vonë, anijen
            për në një ishull në Detin Mesdhe. Për fat të keq, nuk e realizuan
            dot planin e tyre dhe këtë ma njoftuan përmes një mesazhi; anija
            sapo ishte nisur kur ata, për shkak të trafikut, kishin mbërritur
            në port një orë e gjysmë me vonesë. Për disa sekonda kishin
            ndjekur me sy siluetën e anijes tek largohej, derisa ishte zhdukur
            në horizont.
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18