Dora tjetër
Përshkrimi
Dora tjetër është rrëfimi me dy zëra i jetëve të ndërthurura të një refugjateje nigeriane dhe një kryeredaktoreje të një reviste britanike. Bletëza, refugjatja nigeriane, sapo ka dalë nga qendra e paraburgimit për imigrantët e paligjshëm, ku ka jetuar në kushte të vështira për dy vjet. E vetmuar në një vend të huaj, pa miq e pa para, ajo vendos të kërkojë mbështetjen e së vetmes vendase që njeh. Sara është një nënë e re e moderne, kryeredaktore, një fragment i së kaluarës të së cilës lidhet me Bletëzën. Para disa vitesh ato janë takuar, rastësisht, në një plazh në Nigeri, ku Sara po kalonte pushimet me të shoqin, në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Ajo që ndodhi në atë plazh, jo vetëm i shkatërroi përfundimisht, por shndërrohet në një makth që kthehet në jetën e tyre papritur, në çastin kur Bletëza i merr në telefon. Ky Ky roman paraqet një dramë personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ai lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së migrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri. Ndër të tjera, romani ilustron përmasën gjithëpërfshirëse të statusit të refugjatit; sesi ai i rrafshon të gjitha dritëhijet e një jete dhe sesi ky rrafshim e shndërron individin në një dokument, në një fije të bardhë letre me shkrim të zi, e cila vërteton, pa dyshimin më të vogël, nëse ai individ ka të drejtë të ekzistojë apo jo. Në përballje me këtë shpërfytyrim të individit, autori shtron pyetjen: sa nga ne, mendjehapurit e shpirtgjerët, do të shtrinin një dorë?
Informacion mbi librin
Autori | Chris Cleave |
---|---|
Cmimi | 1000 Lekë |
ISBN | 978-9928-228-85-7 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
Koleksioni | Mozaik |
Përkthyesi | Alina Karaulli |
Titulli origjinal | The other hand |
Viti botimit | 2017 |
Pesha | 331 g |
Numri faqeve | 304 |