Page 12 - Saga e familjes Maia
P. 12

10                               Saga e familjes Maia
           verandës, me qiparisin dhe cedrin e hershëm pak më tutje, por
           që ishin si dy miq të vjetër, të trishtë, apo edhe me perëndeshën
           Afërditë, e restauruar dhe e bardhë, si të kishte ardhur nga Versaja
           në fund të atij shekulli të madh; tani që kishte më shumë ujë,
           katarakti i vogël dhe i këndshëm mes atij sfondi gurësh të punuar
           e me pamje bukolike plot diell, si najada e shtëpisë, e derdhte ujin
           pak e nga pak në basenin e mermertë...
              Ajo çka nuk i kishte pëlqyer që në krye Afonsos, ishte pikërisht
           pamja që shihte nga veranda, prej së cilës, dikur, mund të shihje
           edhe detin.  Tanimë, shtëpitë e ndërtuara rreth e rrotull vitet
           e fundit, ia kishin mbyllur atë horizont të mahnitshëm. Nga
           Shtëpia e gjetheve, tani shihje vetëm një copëz peizazhi detar që
           lejonte hapësira mes dy godinave pesëkatëshe. Sidoqoftë, edhe
           kështu Afonsoja arriti të gjente njëfarë kënaqësie të fshehtë. I
           ngjasonte tablosë së një deti me kornizë me gurë të bardhë, e ndarë
           nga copëza e qiellit blu përballë verandës, e shpaloste, në mijëra
           nuanca e drita, hijet e rrjedhës së qetë të një lumi: herë-herë,
           shfaqeshin velat e një varke që lundronte serbes, herë-herë, një
           anije transporti që detyrohej të hynte aty kur perëndonte dielli,
           pasi ashtu e mbushur plot me njerëz, nuk mund t’i zinte besë
           detit. Ndodhte që pasdreke, tek dremiste, i bëhej sikur shihte një
           koracatë angleze. Si gjithmonë, peizazhi mbyllej me një pjesë të
           malit mbuluar me gjelbërim, një mulli të vjetër që nuk punonte,
           si dhe dy shtëpiza të bardha buzë ujit, herë të shndritshme nga
           dritat, herë me një pamje të menduar në muzg, herë të trishta
           në ditët me shi, dhe ngjanin aq të zhveshura, aq të bardha, aq të
           vetmuara!


              Veranda komunikonte me studion nëpërmjet tri dyerve prej
           xhami dhe pikërisht në atë dhomë prelati, Afonsoja u mësua
           shpejt t’i kalonte ditët në qoshen e rehatshme, që i nipi ia përgatiti
           me aq dhembshuri aty pranë oxhakut. Në Santa Olavia, oxhaqet i
           mbanin ndezur deri në muajin prill, më pas mbuloheshin me lule
           e degë pemësh si një altar shtëpie; kjo ishte edhe koha kur plaku
           shijonte me llullën ndezur Tacitin apo Rabëlenë e tij të dashur.
           Megjithatë, për moshën që kishte, Afonsoja nuk ishte dembel.
           Ndonëse në moshë të thyer, si në verë, ashtu edhe në dimër,
           sapo dilte dielli, çohej e dilte në kopsht dhe bënte atë “lutjen e
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17