
Adam Grant
"Argumentoni sikur keni të drejtë dhe dëgjoni sikur e keni gabim."


"Argumentoni sikur keni të drejtë dhe dëgjoni sikur e keni gabim."

"Duhet të gjykojmë njëri - tjetrin, kjo gjë na dallon nga kafshët. Një pjesë e moralit tonë është ngritur mbi frikën se mos dështojmë në sytë e të tjerëve."

"Të fuqishëm janë ata që nuk turpërohen për plagët që kanë në zemër."

"Lumturinë më të madhe njeriu e ndien atëherë kur s’është i vetëdijshëm për të."

"Atë natë, ata vodhën pak nga brumi me të cilin gatuhet përjetësia."





"është në natyrën e dashurisë aftësia për të dhënë iluzionin e pavdekësisë, apo janë kujtimet që e bëjnë atë të pafundme?"


"“Romani më i bukur i Anne Tyler-it deri më sot, një histori dashurie e cila himnizon vlerat e martesës.” Library Journal"


"- Dhe as një ëndërr, - psherëtiu ai lehtas, - nuk është plotësisht ëndërr."

"Ja një frazë e hollë: vitet do të vijnë. Pse je kaq i sigurt që do të vijnë?"
"41 Sekrete - Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit."

""Vë bast se, ndonjëherë, në dorën e dikujt mund të gjesh tërë misteret e universit.""





"Si mund të përkthehej në diçka të kuptueshme ëndërrimi që nuk ka asnjë lidhje me ëndërrimin, por është një fjalë më vete që përçon një rend të tërë botëror, që nga origjina e universit deri te koha përpara se të lindte kujtesa?"

"Njerëzit pa moral e konsideronin veten më së shpeshti më të lirë se të tjerët, por atyre u mungonte çfarëdo aftësie për të dashuruar, nuk e njihnin fjalën ndjenjë."

"Unë nuk jam zog dhe nuk ka rrjetë që të më zërë në grackë. Unë jam një qenie njerëzore e lirë, me vullnet të pavarur..."

"Jetojmë të gjithë duke mos ditur diçka që na takon ta dimë."


"... ju kërkoj menjëherë të bini dakord me mua, ju lutem, se një shenjë nuk është kurrë e shëmtuar. Ja, damkosësit kështu duan që të mendojmë ne. Por ju dhe unë duhet të bëjmë një marrëveshje për t’i sfiduar ata. Ne duhet t’i shohim të gjitha shenjat si bukuri. Mirë? Ky do të jetë sekreti ynë. Sepse, ta keni prej meje, shenja nuk krijohet tek i vdekuri. Shenja do të thotë: “Mbijetova”"




"gjysmën e dytë të jetës e kaloi në mërgim. Kur vdiq"


"Çelësat nuk të mbrojnë nga hajdutët, sepse ata mund të hyjnë në shtëpinë tënde, nëse kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Çelësi do të të mbrojë nga njerëzit e ndershëm që mund të tundohen të provojnë nëse dera është e kyçur apo jo."

"Njeriu nuk mund të lëvizte dot përpara nëse nuk përcaktonte gjithnjë pozicionin ku ndodhej. Enigmat, sado të vogla të ishin, nuk mund të liheshin buzë rrugës."

"Sa më shumë e analizojmë këtë trup modern, sa më shumë e ekspozojmë, aq më pak ekziston ai. E shumëzojmë me zero, në përpjesëtim të zhdrejtë me ekspozimin tij."

"Lumturia nuk është një pasuri që mund të vlerësohet duke u peshuar me ar, është një gjendje shpirtërore, një prirje mendore."


"Arti i të dashuruarit? Të dish të kombinosh temperamentin e vampirit me thjeshtësinë e luledeles."

"...lumturia nuk mund të jetë kurrë përmbyllje. Po e mendove lumturinë si qëllimin final, mund edhe të marrosesh brenda pak kohësh."

"midis të cilave çmimin “Renaudot des lycéens” (2011)"


"...çokollata i bën njerëzit më të lumtur, prandaj duhet konsumuar."

"Sikur të hiqnim dorë nga synimi për të qenë të lumtur, do të ndiheshim vërtet të lumtur!"



"në Cambridge. Me inkurajimin e njërit prej profesorëve të tij"
"S'është e shkruar gjëkundi që s''ke për t''ia dalë mbanë.'"
"Fjalitë poetike të Dusapin-it të sjellin ndër mend sekuenca kinematografike dhe të ngjallin emocione të forta."



"Sikur të mos ishte gjithçka kështu siç është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për t'u nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë...'"

"Në ujë, ne nuk jetojmë sipas kalendarit të përshkruar nga shoqëria - ai i shënuar në javë, muaj, vite - por nga perëndimet dhe lindjet e diellit, kalimi i stuhive, ndryshimi i baticave. Koha e diktuar nga vetë natyra.” Emma V. R. Noyes"

"Unë e di se si thashethemnaja do të përmbytë peizazhin, si shkrirja e borës, pa asnjë pengesë. Por do të jetë diçka e bukur, diçka e vërtetë, diçka konkrete, shumë konkrete, hap pas hapi."




"Presim që një person të na japë atë që dikur e jepte një fshat i tërë dhe jetojmë dyfish më gjatë."

"Shpresa vetëm për të të parë sërish po më shuhej; dhe pyeta veten mos vallë ky ekran pamjesh që çdo gjë tënden ma mbulon, mbart shenjat e vdekjes apo prej shumë kohësh aty ruhet, dhe pse i ndrydhur e i zbehtë një i yti flakërim:"






"Këto rrëfenja të përkryera lexohen vërtet si muzikë. The Irish Press"




"Përmbledhja “Ndjenja e kohës” shënon përfundimisht kalimin në një stinë të re të poezisë ungaretiane dhe, me autoritetin e shembullit të vet, sanksionon një prirje që do të përkrahet gjerësisht, atë të hermetizmit. Edoardo Esposito, kritik letrar, pedagog, (artikull në “Poesia e shekullit XX në Itali dhe në Europë) Themelet e poetikës ungaretiane që pohohen në përmbledhjen e re janë mbi të gjitha dy: gjuha e çmuar dhe e lartë, thuajse hyjnore, që sjell kërkimin e një stërhollimi të lloji petrarkist, të orientuar drejt një poezie të vyer dhe sublime; si dhe liria analogjike. Romano Luperini Kritik letrar, shkrimtar dhe politikan Ky kapërcim ndodh me vëllimin “Ndjenja e kohës”, që përmbledh lirika të shkruara që në fillim të 1919 dhe të botuara më 1933; njeriu i dhembjes, Ungaretti, tashmë është Njeriu (me Nj të madhe), poezia synon t’u japë zë konflikteve të brendshme, pikëpyetjeve dramatike – kërkimin e sigurive dhe limaneve; misterin: të ndierit e kohës, efemeren në raport me të përjetshmen, do të thotë poeti, - tesnsionit ekzistencial, rrugëtimit të dhembshëm për të kapërcyer të qenit tokësor. Salvatore Guglielmino, kritik letrar, hartues antologjish letrare"

"Kurrë mos refuzo të shikosh anën e pakëndshme të jetës; duke mos i njohur, përfytyrimi i zmadhon edhe më, duke i shndërruar në mankthe të pakontrollueshme."

"Vetëm nëpër libra mund ta ndryshojmë jetën. Mund të fshijmë gjithçka me një fjalë. Të zhdukim peshën e gjërave. Të fshijmë me gomë gjithë poshtërsitë dhe, në fund të fjalisë, të gjendemi në anën tjetër të botës."





"... vijnë stuhitë mbi ne dhe nuk kemi si t’u kundërvihemi, fuqia e historisë së madhe nuk krahasohet me fuqinë tonë kundërshtuese, kjo vlen edhe për jetën vetjake."


"“Frika të bën të verbër dhe të shurdhër. Tërbimi të bën të verbër dhe të shurdhër. Kështu edhe zilia, edhe mosbesimi". Kishte vetëm një forcë që ishte më e fortë se frika."

"Çfarë e përcakton qenien tonë, nuk është ajo që mendojmë, por ajo që bëjmë."

"“Drejtësi, e kam dëgjuar këtë fjalë. Është një fjalë e ftohtë akull. E provova. E shkrova në një copë letër. E shkrova disa herë dhe gjithmonë më dukej si gënjeshtër e akullt. Drejtësia nuk ekziston.”"



"Për politikanët në mbarë botën ka vetëm një rregull: kur je në pushtet, mos thuaj po ato që thoshe kur ishe në opozitë..."

"Rritesh duke përfunduar diçka dhe duke filluar diçka tjetër."


"pati një"


"Ai la prapa dobësitë e kësaj bote dhe atë farë nami që kishte, e u gjend në kushte krejt të reja, që i jepnin dorë aftësive të tij përfytyruese."




"Kjo qe një tjetër frikë e jona: se Jeta nuk do të na dilte si nëpër libra."



"Lumturia, mendoi, bëhet nga gjëra tëvogla. E pret gjithmonë me L të madhe, por ajo vjen me këmbët e saj të brishta dhe mund të na kalojë nën hundë pa e vënë re."

"...po patët që tani, në këtë moshë, përshtypjen se keni arritur përsosmërinë, nuk do të arrini kurrë të kapni ato maja për të cilat jam i bindur se jeni e aftë."

"Dashurinë nuk e ndalon asgjë; ajo s’pyet as për derë, as për dryn dhe kapërcen gjithçka. Ajo nuk ka fillim, i ka përplasur përjetësisht krahët e saj dhe do t’i përplasë ata deri në pafundësi."
"Ai mendon se mund të jetë njeriu më me fat në planet."
"Kjo është historia e disa rasteve të paharrueshme dhe e vogëlushit që nuk dinte ç’të bënte me to. Por sa më shumë raste i vinin, aq më tepër mahnitej ai."




"ai filloi të bashkëpunonte në shkrimin e disa biografive (Ingrid Betancourt"



"...nëse punoje fort, nëse mbroje pikëpamjet e tua, nëse përdorje mendjen e imagjinatës, mund t'i jepje botës formën e dëshirave të tua.'"



"Edhe kësaj here, dola te përfundimi im i përhershëm: Njeriu duhet të mësojë!"


"Për mua, martesa është e shenjtë. Nuk mund të martohem me një burrë për të cilin nuk kam bërë marrëzira, ashtu siç nuk mund të martohem me një burrë që bën marrëzira për mua."

"Ime ëmë më ka dhënë kurajë në doza të mëdha e të vogla. Këto të fundit janë ndërthurur aq mjeshtërisht me psikikën time, saqë nuk jam fort në gjendje të dalloj ku mbaron ajo e ku filloj unë."

"Unë do të luftoj deri në fund."

"Nuk ka gjë që s’do të bënte njeriu në këmbim të faljes."

"... ajo që është e natyrshme në një vend mund të duket e panatyrshme në një vend tjetër dhe disa koncepte nuk para i kalojnë kufijtë e botës."




"...nuk ka gjë më të trishtë se kur vdesin heronjtë. Sidomos ata të fëmijërisë. Por ndoshta kjo është mënyra e vetme që të mbesin të tillë."


"Gjithë jetën time ia kam kushtuar betejës për popullin afrikan. Kam luftuar kundër sundimit të të bardhëve, por kam luftuar edhe kundër sundimit zezak. Unë kam mbajtur ndezur zjarrin e idealit të një shoqërie të lirë e demokratike, ku të gjithë njerëzit jetojnë së bashku në harmoni dhe me mundësi të barabarta. Ky është një ideal, për të cilin shpresoj të jetoj aq sa ta shoh të realizuar. Po në qoftë e shkruar, për këtë ideal jam gati të jap edhe jetën."

"Nëse ndodhesh në shtatë qiejt dhe një kalimtar të kërkon një gotë me ujë, zbrit nga shtatë qiejt dhe jepja; nëse një oshëtar i shenjtë dhe gruaja të kërkon një puthje, zbrit nga shenjtëria dhe jepja; përndryshe, nuk shpëton dot."

"Librat ju mbrojnë nga budallallëku. Nga shpresat e kota. Nga burra koti. Ata ju veshin me dashuri, me forcë, me dije. Eshtë jetë nga brenda."


"''70 dhe ''80."




"si dhe një figurë kontroverse"

"Të gjithë zbulojnë pak a shumë shpejt në jetën e tyre, që lumturia e përkryer s’është e realizueshme, por janë të paktë ata që ndalen në mendimin e kundërt: që njësoj është edhe për fatkeqësinë e përkryer. Rrethanat që kundërshtojnë përmbushjen e dy gjendjeve - kufi janë të së njëjtës natyrë: rrjedhin nga prejardhja jonë njerëzore, armike e çdo pafundësie."

"Nëse mund të zgjedhësh midis sjelljes me drejtësi dhe sjelljes me mirësi, zgjidh mirësinë."




"“Arti shndërron drurin në një violinë, violinën në një shpirt dhe i bën gishtat të ngrihen lart në fluturim,”"

"Ç'jemi ne"


"Respektojeni, por mos u frikësoni nga frika juaj. Mos e lejoni të hyjë mes jush dhe asaj që mund të jetë tejet e kënaqshme për ju. Mos harroni që është krejt normale të kesh frikë nga vetmia."

"Kështu, ju lutem, pyesni veten: "Çfarëdo të bëja po të mos kisha frikë?" dhe pastaj filloni ta bëni."

""Një krijesë e vogël, e paqortueshme, e kaltër si ëndrrat më të bukura, si shpirt i brishtë...""

"Një grua e lirë është krejt e kundërta e një gruaje mendjelehtë."

"Nganjëherë na duket sikur duam atë që, në fakt, nuk e duam."

"Coppa Volpi dhe Leone D''Or në Venezia për karrierën"



"Por edhe sikur të mos e kemi mundësinë për të zgjedhur nga vijmë, prapëseprapë e vendosim vetë ku do të shkojmë. Prapëseprapë e kemi ne në dorë se çfarë të bëjmë. Dhe mund të përpiqemi të ndihemi mirë me atë që bëjmë."

"Mora frymë thellë dhe sërish mbajta vesh zemrën time mburravece. Unë jam këtu, këtu, këtu."

